Ilir Meta uron Pashkët nga qelia: Gëzuar dhe mot më mirë...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka uruar besimtarët e krishterë ortodoksë, katolikë, ungjillorë dhe shqiptarëve kudo, pashkë të gëzuara.
Mesazhi i Metës:
KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë, katolikë, ungjillorë dhe mbarë popullit shqiptar!
Nga zemra uroj për sa më shumë mbarësi, paqe, dashuri, begati dhe lumturi në çdo familje shqiptare!
Bibla na mëson se: “Sikurse Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në një jetë të re.”
Ndaj dhe Pashka nuk është vetëm festë. Por dëshmia e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës mbi të keqen.
Uroj që edhe kjo Pashkë të sjellë për të gjithë ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që me besimin në Zot patjetër do të vijë! Mot më mirë!
GËZUAR PASHKËN!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

