
Pakti me Berishën për 10 deputetë të sigurt/ Ilir Meta zbulon qarkun ku do të vetë-emërohet!

Do të jetë Tirana, qarku ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të garojë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ai e zbuloi këtë detaj gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, ku u pyet për deklaratën e djeshme të kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare, gjë që e konfirmoj sot edhe kreu i PL. Ashtu si konfirmojnë burime të Alfapress.al, Ilir Meta ka rënë dakort me Sali Berishën në parim se nga partia e tij do të jenë 10 kandidatë në gjithë vendin në Listën e Mbyllur të koalicionit që do të jetë bashkë me PD.
“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament. Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti I Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik”, tha Meta.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128