Incidenti në Kuvend me deputetin Sula/ Si e futi në kurth Jorida Tabaku "mikun" e saj

Paraditen e kësaj të premteje në korridoret e Kuvendit kanë vazhduar rrëmujat dhe bllokimet e shkaktuara nga deputët mbështës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Por e veçanta e kësaj dite, ajo që ra në sy ishte jo "lufta" e tyre me mazhorancën e Edi Ramës, por provokimi dhe më pas krijimi i një incidenti artificial edhe me kolegë demokratë.
Kështu ndërkohë që pritej nisja e punimeve të Komisionit të Integrimit Europian që drejtohet nga kolegia e tyre Jorida Tabaku, deputeti Dashnor Sula ka provokuar anëtarin e këtij komisioni demokratin Kreshnik Çollaku duke i thënë " ku po shkon o udhëheqës".
Më pas sherri verbal ka shkarë deri në veprimin e ulët të Sulës që siç duket nga pamjet, e ka qëlluar kolegun demokrat tinëz ndërkohë që deputetë të tjerë të PD po përpiqeshin ti ndanin. Kaq ka mjaftuar që debati të degradojë në fyerje dhe akuza të ndërsjellta.
E gjitha u mbyll kur deputeti Çollaku i kujtoj "opozitarit të paradites" Sula, mesazhet që i dërgon natën Edi Ramës si dhe tenderat që është duke marrë nga "Regjimi". Por si është e vërteta e këtij provokimi dhe incidenti të turpshëm jo me deputetët e "diktatorit" Rama por me një koleg të PD?
Vetë Kreshnik Çollaku nëpërmjet një shënimi të gjatë tregon prapaskenat se si u gjend në atë situatë artificiale provokative të ekzekutuar nga Dashnor Sula. Duket se kemi të bëjme, në rastin më të keq, me një kur5 nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, kurse në rastin më të keq me një lijë të dyfishtë të saj për atë që po ndodh brenda opozitës dhe veçanërisht pas marrjes nën hetim të Sali Berishës.
Çollaku në sqarimin e tij tregon se shkoj në atë mbledhje jo vetëm për të thënë të vërtetat për bllokimin që qeveria Rama po i bën procesit të integrimit, por edhe sepse ishte ftuar me gojë dhe shkrim nga mikja demokrate Jorida Tabaku që drejton komisionin.
Pas kësaj Çolaku është gjendur përballë situatës së papritur. Tabaku e ka kujtuar dhe ftuar që të vijë në atë mbledhjen që do drejtohej prej saj, por vetë nuk është paraqitur duke e lënë komisionin që të drejtohet nga nënkryetarja socialiste. Kjo situatë është përdorur pastaj për të tentuar që Çollaku të dalë si "renegat" i kauzave të opozitës pasi po shkonte në një mbledhje vetëm me socialistë.
Për ta bërë sa më të besueshëm këtë iskenim të turpshëm edhe përpara kamerave dhe gazetarëve të shumtë në korridor, është përdorur Dashnor Sula i cili i zuri pritë Çollakut në korridor, jo vetëm duke e provokuar me fjalë, por edhe duke vënë dorë. U tërhoq vetëm pasi i kuntuan mesazhet që shkëmben me Edi Ramën.
"Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku.
Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. Mbledhja drejtohej nga nënkryetarja e komisionit dhe të pranishëm në sallë ishin kolegë dhe ish kolegë të mi të djathtë të cilët nuk janë anëtar të komisionit. Kjo as nuk më shqetësonte dhe as nuk vura re ndonjë problematikë në këtë mes.
Për shkak të rëmujës dhe të kontestimeve, në një pjesë të drejta, të cilat unë i mbështes në kauzën e dhe pretendimin e një pjese të opozitës për mbledhjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, është një e drejtë e jona. Unë jam bashkëfirmëtar në shumë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, është një gjë që është e drejtë e opozitës, kështu që nuk më ndante asgjë në thelbin e kërkesës të kolegëve të mi.
Po për shkak të zhurmës nuk arrita dot seancën e komisionit për të dëgjuar ministren për çështjet e integrimit, nuk arrita dot t'i thoja dhe që mendoj që ky është dëmi më i madh që i bëmë sot atij debati, nuk arrita dot t'i thoja se Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse kryesore për vonesën e rëndimit të hapave të Shqipërisë drejt plotësimit të kërkesave për integrim në Europë", rrëfen deputeti i PD Kreshnik Çollaku të vërtetën e incidentit me Dashnor Sulën në korridore e Kuvendit./ Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
