Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane, Crawford bën deklaratën e fortë: Edi Rama, i lidhur ‘kokë e këmbë’ me rusët

18 Mars 2023, 10:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane, Crawford bën deklaratën e

Ish-Presidenti i nderit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipërisë, Mark Crawford, denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, se mashtroi Kongresin Amerikan në kohën kur ishte ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me zotërimin e burimeve të naftës në Shqipëri nga rusët, por më pas dha lejen për shpime kërkimi nafte në 2018 në zonat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë për kompaninë “Transoil Group”, e cila është e lidhur me gjigantin rus të energjisë, “Gazprom”.

Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri zbuloi për emisionin e pavarur investigativ “Narrativ” se personi që kishte mundësuar këtë skemë manipuluese ishte ish-shefi i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili po gjykohet tashmë në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, dhe akuzohet se ka përfituar 225 mijë dollarë nga persona afër Kryeministrit Edi Rama për të hetuar çështjen e lotimit rus në Partinë Demokratike.

Gjatë emisionit “Narativ” të drejtuar nga producenti Zev Shalev, Crawford denoncoi se vetë McGonigal përfituan direkt nga kërkimi për naftë në zonat Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë duke shfrytëzuar lidhjet me “Gazprom”. Crawford zbuloi në “Narativ” se Shefqet Dizdari, bashkaksioner me Charles McGonigal në një studio këshilluese juridike në Shqipëri dhe përfaqësues i kompanisë “Transoil Group” iu drejtua me letër “Gazprom” që të mos ndërhynte me kompanitë serbe dhe austriake “NIS” dhe “Jurimex Kommerz Tranzit Ges”, pasi “Transoil Group” përfaqësonte “Gazpromin” në Shqipëri.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë ‘Gazprom’, thuhet: ‘Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të ‘Gazprom’. Ky është Dizdari, që më vonë del si partner me McGonigal, Rossinin dhe Personin A, Agron Neza”, tha Crawford.

 

Po ndodh...