Ish-punonjësja e Kuvendit në burg për mashtrim, mes të hetuarve dhe një ish-deputet

26 Maj 2023, 14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-punonjësja e Kuvendit në burg për mashtrim, mes të

Zbardhen detaje nga dosja hetimore që çuan pas hekurave Milena Derajn, e cila akuzohet për mashtrim. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje se Deraj pretendon se është marrë peng nga anëtarë të familjes Ferracaku dhe është dërguar në Shkodër.

Sipas saj, e reja është detyruar që të bëjë një video ku deklaronte se kishte marrë një shumë prej 520 mijë eurosh nga familja në fjalë, ndërsa në këtë mënyrë pretendohej se do i bëhej shantazh sistemit të drejtësisë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme, prokuroria po heton përfshirjen dhe të një ish-deputeti të Kuvendit, që thuhet se është takuar me Derajn dhe familjen Ferracaku.

“Duke u ndjerë e kërcënuar për jetën e saj dhe të fëmijët së saj dhe familjes, Milena i është drejtuar policisë dhe të bëjë kallëzim. Kjo është dosje hetimore që thuhet se përfshin personazhe të botës së krimit dhe të drejtësisë. Prokuroria flet dhe për përfshirjen e një ish-deputeti të Shqipërisë që ka pasur kontakte me familjen Ferracaku dhe me Milena Derajn. Gjasat janë që dosja të përcillet nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Posaçme (SPAK). Gjatë kohës kur u mor peng dhe u dërgua në Shkodër, u detyrua që të bënte një video me përmbajtjen; “E quajtura Milena Deraj kam marrë shumën prej 520 mijë eurosh nga Hamza Ferracaku”. Ishte në prani të mikeshës së saj. Kjo mënyrë ishte bërë që të shantazhohej sistemi i drejtësisë që djali i Ferracakut të shpëtonte nga dënimi me burg përjetë.”, tha gazetarja Lala.