Ishte krah Berishës në momentin e sulmit, Nesho: Reagoi me shumë kurajo

Agim Nesho ishte krah kryedemokratit Sali Berisha në momentin kur ky i fundit u sulmua nga 31-vjeçari Gert Hoxha në protestë. I ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Opinion”, Nesho tregoi se biseda mes palëve ishte që protesta duhet të ishte paqësore dhe duheshin shmangur provokimet. Nesho thotë se në momentin e parë, nuk e kuptoi se çfarë ndodhi.
Agim Nesho: Dua të them që populli ishte shumë i revoltuar, sidomos turma. Këtë mendoj që regjimi kërkonte të realizonte. Njerëzit donin patjetër të reagonin. Po të mos ishte një ndërhyrje si nga Presidenti Meta dhe Breçani, ai personi, ekzekutori, ai mund të kishte humbur jetën. Thanë, kujdes. U tha që është provokim. Duhej që me atë irritim që unë ndjeva, në atë moment kur kishte njëfarë hutimi sepse nuk dihej përmasa e këtij sulmi, por turma mund të bënte çdo gjë.
Blendi Fevziu: Berisha ishte krah jush, si reagoi, cili ishte reagimi i tij?
Agim Nesho: Nuk dua të them, me shumë kurajo, me aftësinë e një lideri që shikon edhe pasojat që mund të ndodhin. Menjëherë reaguan edhe njerëzit që ishin mbrapa. U hoq gjaku që ishte. Shumë veta mund të tregoheshin që edhe mund ta paraqiste sepse është paraqitja e një regjimi kriminal. Kjo është faza e fundit që qeveria arrin të bëjë duke futur krimin në politikë. Ishim për të vazhduar deri në fund dhe pse mos të vazhdohej. Himni i BE-së u këndua atje. Ne kishim mesazhet që shtypi i huaj duhej të lexonte./tvklan.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



