Ja pse Berisha gënjen për “Librin e Zi” të Bashës dhe pse mohimi i tij i shërbeu Edi Ramës

6 Shkurt 2026, 16:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Ja pse Berisha gënjen për “Librin e Zi” të

Sali Berisha po kërkon të ndërtojë një të vërtetë të re për zgjedhjet e 2021-shit, se Lulzim Basha nuk i mbrojti, se PD nuk bëri asgjë serioze dhe se gjithçka u la të bjerë. Problemi është se kjo tezë bie ndesh me faktet e dokumentuara, dhe me vetë historinë që PD ka lënë të shkruar, e që njihet brenda dhe jashtë vendit.
Në 2021, Partia Demokratike e drejtuar nga Basha ngriti grup pune, përgatiti dosje, depozitoi ankesa, hartoi kallëzime dhe prodhoi “Librin e Zi” të zgjedhjeve, një material voluminoz (537 faqe), i botuar publikisht dhe i shpërndarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë perëndimore.

Për më tepër, edhe SYRI, media personale e Berishës, e pasqyronte atë punë si betejë ligjore dhe si dokumentim të shkeljeve.

Dosja e zezë/ PD ka gati 10 ankimime dhe librin me 500 faqe të shkeljeve

Ja pse Berisha gënjen për “Librin e Zi” të

Pra, kur Berisha thotë sot se “Basha nuk i mbrojti zgjedhjet”, ai nuk gabon nga padija, ai e thotë këtë duke e ditur të vërtetën.
Por kontradikta e dytë është edhe më e rëndë. Berisha sot deklaron se PD “i fitoi” zgjedhjet e 2021-shit.

Kjo bie ndesh me krejt narrativën e Foltores, ku ai e ndërtoi sulmin ndaj Bashës mbi idenë se PD nuk fitoi, se humbja s’ishte vjedhje e pushtetit, por pazar, tradhti, shitje. Ajo fjalë e sotme (“i fituam”) e çmonton vetë argumentin që përdori për të justifikuar përçarjen më të madhe të opozitës dhe për të ngritur një kauzë personale mbi shpinën e një partie të tërë.

Dhe këtu del thelbi, Foltorja nuk ishte një betejë parimore, por një sulm i paprinciptë për interesin personal të Berishës pas shpalljes non grata. Në vend që energjia opozitare të përqendrohej te procesi i 25 prillit, te faktet, te shkeljet, te institucionet dhe te partnerët ndërkombëtarë, debati kombëtar u devijua në një sherr të brendshëm, me premtime që asnjherë nuk u mbajtën nga Berisha (primare, meirtokraci, neni Basha, fitore të zgjedhjeve për 6 muaj, protesta të qëndrueshme jo “shëtitje si ato të Bashës”, etj. etj.) Ky devijim i shërbeu vetëm një njeriu, Edi Ramës.

Sepse Rama e pati shumë më të lehtë të relativizonte akuzat për zgjedhjet kur brenda PD-së vetë kreu historik i saj thoshte se “s’na i vodhën, i shitën”. Ai e shpëtoi veten nga llogaridhënia. Dhe opozita humbi kohë, moral dhe fokus, duke u konsumuar në luftë të brendshme, ndërkohë që vendi kishte nevojë për betejë për votën e lirë me në krah partnerët ndërkombëtarë, që kur drejtonte Basha i kishte në krah, e që me kthimin e Berishës nuk shkelin më në seli.
Sot, kur Berisha kërkon t’i kthejë zgjedhjet e 2021-shit në një kartë të re retorike, ai po bën atë që ka bërë shpesh, e rishkruan të shkuarën sipas interesit të çastit. Por faktet janë kokëforta, Libri i Zi u bë, u botua dhe u dërgua jashtë. Dhe pikërisht sepse u bë, gënjeshtra se “nuk u mbrojtën zgjedhjet” del jo si gabim, por si strategji. Një strategji që dje i shërbeu hallit të non grataës, sot i shërben hallit të legjitimitetit të tij politik, dhe në të dyja rastet, i shërben Ramës./Alfapress.al

Shkarko Librin e zi:
https://we.tl/t-131QbmjY1J

Po ndodh...

ide