"Jap dorëheqjen në emër të moralit"/ Dervishi zbulon si u dorëhoq Rusmaili si ministër: Sot as që mendohet

Gazetari Lutfi Dervishi ka rikthyer në vëmendje atë që u quajt dikur “standardi Rusmaili”, duke e krahasuar me realitetin politik të sotëm, ku, sipas tij, ndjeshmëria morale ndaj skandaleve është zhdukur.
I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, Dervishi solli në kontekst ngjarjen kur ministri i Drejtësisë i asaj kohe ofroi dorëheqjen vetëm pas një përgjimi, ku një familjar i tij përmendej në mënyrë indirekte për një tender. “Në emër të moralit jap dorëheqjen, sepse i besoj ligjit”, ishte deklarata e ministrit në atë kohë, një veprim që sot, sipas Dervishit, “as që mendohet”.
Gazetari theksoi se afera e asaj kohe, e zbardhur më pas, rezultoi minimale krahasuar me shifrat që qarkullojnë sot në publik, ku flitet për dhjetëra e qindra milionë euro, madje edhe për shuma që kalojnë një miliardin, pa asnjë reagim institucional apo politik. “Nuk ka më sens mase, nuk ka ndjeshmëri”, u shpreh ai.
Dervishi kritikoi edhe opozitën, duke paralajmëruar se përdorimi i gjysmë të vërtetave dhe spinimi i ngjarjeve i dëmton po aq sa qeverinë. Sipas tij, opozita nuk ka nevojë të rrisë zërin apo tensionin, pasi vetë pesha e problemeve, nga emigrimi te plakja e popullsisë, e ka vendosur qeverinë në pozicionin më të dobët.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



