Tabaku: Nuk ka integrim në BE me gazetarë që gjykohen për shkrimet e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar në Kuvend shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, duke argumentuar se shpifja dhe fyerja nuk duhet të trajtohen si vepra penale.
Sipas saj, ligji penal po përdoret si mjet presioni politik ndaj medias dhe gazetarëve, ndërsa situata e lirisë së shprehjes në Shqipëri po përkeqësohet ndjeshëm.
“Nuk ka integrim europian me gazetarë që rrinë nëpër gjykata për shkrimet e tyre…Shtylla e parë është liria, kërkojmë shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale”, tha ajo.
Ajo theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 45 incidente të rënda ndaj gazetarëve, ku një pjesë e madhe e tyre kanë prekur gazetare gra. Sipas saj, kjo tregon një përkeqësim serioz të klimës për median dhe demokracinë në vend.
“Kemi propozuar ndryshim të ashpërsimit të neneve, 237 dhe 287. Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, gazetari është shërbyes publik. Ky amendament nuk ka absolutisht asgjë politike. Ky është ligj që duhet ta bashkojë këtë parlament”, tha ajo.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
