Mesfushori i Senegalit zyrtarizohet te Elbasani, vjen firma

27 Janar 2026, 20:41 / SPORT ALFA PRESS

Mesfushori i Senegalit zyrtarizohet te Elbasani, vjen firma

Elbasani përforcohet në merkato. Klubi ka siguruar firmën e mesfushorit nga Senegali, Insa Boye. Transferimi 23-vjeçarit ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ivan Gvozdenovic, i cili sheh te ai profilin e duhur për mesin e fushës.

“Mirë se erdhe Insa BOYE! Mesfushori vjen nga ekipi i Diambars FC ku dhe mbante shiritin e kapitenit. Boye, 23 vjeç është grumbulluar dhe numëron paraqitje me përfaqësuesen senegaleze”- shkruan klubi. Boye ka luajtur 2 ndeshje me kombëtaren e Senegalit.

 

Po ndodh...

ide