Tragjedia në fabrikën e biskotave në Greqi, arrestohet pronari

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë, përfshirë teknikun e sigurisë, pas shpërthimit dhe zjarrit tragjik në Trikala, ku humbën jetën pesë punonjëse.
Sipas mediave greke, pronari përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, shpërthim, zjarrvënie nga pakujdesia dhe shkaktim të lëndimeve trupore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:00, pas një shpërthimi të fuqishëm në bodrumin e godinës qendrore të fabrikës, e cila ndodhet në aksin kombëtar Trikala–Kardica. Zjarri përfshiu një krah të ndërtesës dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Sipas gjetjeve paraprake, tragjedia dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit dhe një shpërthim në zonën ku ndodheshin furrat e fabrikës.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
