“Jemi të shqetësuar për kërcënimet ndaj zyrtarëve të ligjit”, Ambasada e SHBA-së deklaratë për kanosjet ndaj prokurorëve!

4 Tetor 2023, 17:15 / POLITIKË ALFA PRESS

“Jemi të shqetësuar për kërcënimet ndaj

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar mbi kërcënimet e grupit të Laert Haxhisë mbi disa prokurorë që po shqyrtojnë dosjet e tyre.

Në deklaratë ambasada shpreh shqetësimin e saj për këto kanosje ndaj zyrtarëve të drejtësisë. Gjithashtu në emër të Shteteve të Bashkuara, ambasada thekson mbështjetjen e saj për të gjithë zyrtarët në zbatim të ligjit dhe vendosjes së drejtësisë.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

- Një operacion policor bëri të mundur disa ditë më parë arrestimin e 10 personave që ishin pjesë e bandës së Laert Haxhisë. Sipas dëshimve të njërit prej të arrestuarve, Artan Tafani, po planifikohej eliminimi i prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu. Laert Haxhiu për momentin është në burgun e Janinës dhe pritet ekstradimi i i tij në Shqipëri.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128