Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, do të transformojmë partinë

Ilir Meta thotë se jo vetëm Monika Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të sjellin spastrime në PL.
Deklaratën, Ilir Meta e bëri vetëm pak orë para se të mbledhë Komitetin drejtues ku votohen anëtarët e rinj të Kryesisë.
“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë!
Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë.
Dhe i ftoj të gjithë të na ndjekin në orën 18:00, dhe njëherë për të bërë një përmbledhje të premtimeve konkrete të Partisë së Lirisë, për 5 prioritet, të cilat e bëjnë Shqipërinë, me 4 milion shqiptarë plus.
Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


