Joni Myshketa: Nuk mundet errësira me errësirë, por vetëm me dritë

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Durrësin, Joni Myshketa, ka kritikuar ashpër kulturën e pazarit politik dhe rikthimin e figurave të vjetra nën petkun e “pragmatizmit”.
“E dëgjoj shpesh kur thonë se rëndësi kanë numrat… por pa moral brenda janë të barabartë me ZERO,” shkruan ai, duke denoncuar mbylljen e listave, mungesën e meritokracisë dhe këshilltarët e paguar “sa frëngu pulën” që vijnë për të larë borxhe politike.
“Nuk mundet e keqja me një të keqe më të vogël,” vijon Myshketa, duke sulmuar aleancat që në emër të opozitës bashkëpunojnë me pushtetin për interesa klienteliste. “Nuk është me radhë kjo punë, por me meritë,” përfundon ai, duke e kthyer mesazhin politik në thirrje për ndershmëri dhe qytetari.
#ShqipëriaMeritonMëShumë Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik
Postimi i plotë:
Pragmatizmi politik...
E dëgjoj shpesh kur thonë se rëndësi kanë nr...(por pa moral brenda janë të barabartë me ZERO, nuk bëjnë asnjë diferencë me të keqen)
Duhen votat thonë, kur së bashku me pushtetin mbyllën listat, duke u mbyllur derën të rinjve..
Duhet të vimë ne në pushtet thonë disa që pikërisht prej babëzisë së tyre u përzunë prej tij...
Është radha jonë thonë disa të tjerë...se kemi këshilltar Amerikan me vete, se i paguajmë sa frëngu pulën e na duhet pushteti për të larë borxhet....
Nuk është me radhē kjo punë, por me meritë..
Amerikani I radhës lëshon faturën dhe gajaset me mentalitetin tonë...
Disa madhështor të tjerë (PL) bashkojnë votat me pushtetin në Këshillin Bashkiak për të shpyllëzuar e për të hedhur beton ndërkohë që janë në "opozitë" të ethshme me ta.
Pa harruar lloj lloj deklaratash karshi të ngjashmëve që nuk e mendojnë si ti...
Nuk mundet e keqja me një të keqe më të vogël..
Nuk mundet errësira me errësirë, por vetëm me dritë...
Nuk mundet një pushtet I korruptuar dhe I inkriminuar si ky që kemi tash e 12 vite me arrnime,
me aleanca të pamoralshme,
me figura të konsumuara që vegjetojnë në politikë
Pikërisht ky pragmatizëm politik i ka neveritur qytetarët me prodhimtarinë tuaj politike...
Vetëm përmes moralit, ndershmërisë e qytetarisë mund të jesh alternativë....
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
