"Ju ftoj të nderojmë me një m*t heshtje"/ Gafa e Berishës në përkujtimin për Papa Françeskun

21 Prill 2025, 13:53 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ju ftoj të nderojmë me një m*t heshtje"/ Gafa e

Një moment i pazakontë dhe i sikletshëm ka ndodhur gjatë një takimi të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me militantët e partisë në Pukë, ku u përkujtua ndarja nga jeta e Papa Françeskut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një gafë të rëndë gjuhësore që u regjistrua dhe u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

"Ju ftoj të nderojmë me një m*t heshtje," u dëgjua të thotë Berisha, në vend të formulimit të zakonshëm “me një minutë heshtje”.

Edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për një lapsus, momenti u bë menjëherë viral dhe është komentuar gjerësisht në rrjete sociale.

Po ndodh...

ide