
Rama sulmon sërish Bashën nga Vlora: Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie

23 Mars 2025, 11:02 / POLITIKË
Gjatë takimit me kandidatët për deputetë në Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj Lulzim Bashës, duke e përmendur atë si "ekspertin e tramvajit" që kishte planifikuar ta shtrinte deri në Durrës, por e kishte lënë përgjysmë.
Me humor, ai shtoi se shpreson që Vlora të mos ngrihet në këmbë duke kërkuar Bashën si kryetar bashkie.
Edi Rama: Duhet të biem dakord për një gjë, ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin, do të na duhej Luli. Ai ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, me shpejtësi marramendëse, e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por meqë e zuri gjumi e la. S’e dimë sa mund të bashkëpunojmë me të, por shpresoj mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë që duam Lulin kryetar bashkie.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani
Nga Preç Zogaj

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
Nga Azgan Haklaj

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128