Kallëzimi për serverin/ Ilir Meta flet pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Jam i shokuar nga gjendja...

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e tij të depozituar më 28 mars lidhur me pretendimin e tij për vedhjen e serverit brenda selinë së partisë.
Pas daljes nga Prokuroria i pyetur lidhur me kallëzimin e tij për marrjen e rrjetit të komunikimeve elektronike, Meta nuk u përgjigj. Por Presidenti i PL-së foli për gjendjen e Prokurorisë së Tiranës, që sipas tij kishte një mal me dosje.
“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, Deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta,
“I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani”, përfundoi ai.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
