"Kallëzimi fillestar nga Basha"/ Manja për imunitetin e Ballukut: Kuvendi nuk është gjykatë, nuk gjykijmë pafajësinë dhe provat!

Ulsi Manja po prezanton në Kuvend raportin e PS sa i përket kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe më tej arrestimin e saj.
Ai tha mes të tjerash se nuk mund të arrestohet një deputet, pa miratimin dhe dhënien e lejes nga Kuvendi.
Ulsi Manja: Kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur masat nuk janë respektuar/. Rasti i dytë përjashtohet në këtë rast pasi Balluku e ka respektuar. Nget vetëm rëndimi i masave të sigurimit për shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e ikjes, kryerjen e një vepre më të rëndë penale apo prishjen e provave.
Raporti i referohet këtyre kërkesave. Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën. Nuk gjykojmë fajësinë apo provat, por vlerësojmë respektimin e procedurave, nëse kërkesa është bërë me natyrë politike.
Fakti nëse kërkesa është bërë me natyrë politike, Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD. Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
