Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!

9 Mars 2026, 19:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00.

Ai bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit, ku brenda tij në atë moment do të jetë seanca ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti”, u shpreh Berisha.

Po ndodh...

ide