“Kartelit Sinaola pastron para në Shqipëri”, Rama: Mediet meksikane llumhane si ato këtu!

Kryeministri Edi Rama u pyet sot mbi një artikull të medias meksikane, që raportoi se një prej karteleve të drogës, “Sinaloa”, ka lidhje me vëllezërit Hysa në Shqipëri si dhe mbi marrëdhënien që ka me Luftar Hysën, pas publikimit të fotove ku ai shfaqet duke vizituar zyrën e kryeministrit, Kryeminstri pasi tha se nuk njeh ndonjë kartel dhe s’ka lidhje me asnjë aktivitet illegal, sulmoj mediet meksikane duke I krahasuar me ato në Shqipëri dhe artikullin e quajti një copë letër..
“S’besoj se ka ndonjë dallim mes medias meksikane dhe medias tuaj. Mund të thuhen të vërteta edhe shumë gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mëngjesin në darkë, pa pyetur kush jeni dhe me çfarë merreni. Lidhet nejriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit përllogaritet se është më e madhe se GDP-ja e Gjermanisë. Çfarë lidhje ka një njeri me pasuri të tillë të pastrojë paratë me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë. Si bëhen këto gjëra pa asnjë verifikim. Thjesht kap emra, përplasi pas murit, ngriji dhe uli trafikantë, ngriji dhe uli, ju qofshi dhe Zoti ju pastë në kujdes. Nuk njoh ndonjë kartel, s’kam lidhje me ndonjë aktivitet ilegal. Nuk jetoj për të ngrenë më shumë dhe për të jashtnxjerrë sa më shumë. Ju kam lënë Zotin atyre që ndërtojnë të tilla fabula. Doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit me një llumhane që nuk di si bëhet për ta frenuar është e tmerrshme”, deklaroi ai./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

