Hodhën ca molotov e gurë dhe ikën/ Kërkoi leje deri në orën 20:00, Rithemelimi mbyll protestën pas 120 minutash

26 Prill 2024, 13:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Hodhën ca molotov e gurë dhe ikën/ Kërkoi leje deri në

Pas 120 minutash, Rithemelimi ka mbyllur protestën e sotme që u mbajt para bashkisë së Tiranës.

Për këtë protestë, e katërta e Rithemelimit, në polici ishte këtkuar leje që të zgjaste deri në orën 20:00, por duket se është mbyllur shumë më herët.

Në këto 120 minuta në hyrje të bashkisë u hodhën sërish bomba molotov, vezë, mollë, si dhe u tentua disa herë që protestuesit dhe këshilltarët e djathtë të futen në godinë me forcë, por janë ndaluar nga policia.

Protesta e radhës u njoftua për të premten e ardhshme.

 

Po ndodh...