"Këshilltari i presidentëve amerikan më tha je bërë si Putin", përgjigjja "epike" e Berishës: Putin nga kryeministër u bë president, unë nga president, kryeministër!

6 Prill 2025, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS
"Këshilltari i presidentëve amerikan më tha je

Sali Berisha i cili ka shpallur kanditaturën në këto zgjedhje për kryeministër sërish, gjatë prezantimit të kandidatëve të PD në Elbasan, u ka treguar të pranishmëve se përse ai edhe pas 34 viteve nuk heq dorë për tu hapur rrugë figurave të tjera. Ai ka rrëfyer se si gjatë një darke në Gjermani, ekonomisti i njohur dhe ish-këshilltari i disa presidentëve amerikanë, Pol Uolker, i ka thēnë se "je bërë si Putin". Sipas shpjegimit që Berisha i ka dhënë Uolker, ndryshimi mes tij dhe autokratit Putin është "i madh", pasi Putin nga kryeministër u bë president, kurse ai nga president u rikthye kryeministër në 2005, (Pretendon sërish edhe tani në 2025, njësoj si Rama që edhe ai kërkon madatin e katërt)!

"Së fundmi, dy fjalë, Edi Rama dhe altoparlantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë.

Tani, e tregova edhe një ditë në një studio televizive, e vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u largua nga politika asnjë ditë.

Por unë, kryeministër, u gjeta në një darkë në Gjermani, ku në tryezën time, krahas mikpritësit që shtroi darkën, ishte një këshilltar shumë i njohur, një ekonomist i madh i disa presidentëve amerikanë, Pol Uolker.

I zoti i shtëpisë më paraqet tek ai për reformat që kishim bërë, taksën e sheshtë, etj. Dhe i thotë, ka qenë president dhe kryeministër. Ai kthehet dhe më thotë, si Putini.

Unë i them, pak më ndryshe. I thashë, unë kam ndenjur 8 vite në opozitë. Kurse Putini kaloi nga president në kryeministër. U mërzita që ma tha atë fjalë, por mbeti mik gjithmonë me mua.

U them tjetrën, Sali Berisha kishte dorëzuar çdo pushtet, vazhdonte rrugën në vjeshtën e tij, i qetë, por natyrisht avokat i interesit publik siç duhet të jetë çdonjëri prej nesh, pa asnjë ambicie për pushtet.

Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, por nuk ka as ambicie për para. Ambiciet janë krejtësisht të tjera.

Mirëpo një ditë, pasi ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm. Shoh unë pastaj që do të vendosë opozitën nën kontroll.

Tani unë u them çdo shqiptari, demokrat, socialist, çfarëdo qoftë ai, a duhet vendi të ketë një opozitë, apo të ketë një lolo-opozitë siç bën dot Basha me Ramën? Më thoni pak.

Atë nuk e pranonit ju, atë nuk mund ta pranojë unë kurrë.

Shqipëria duhet të ketë një opozitë të vërtetë.

Dhe u bënë të gjitha përpjekjet për të na zhdukur, sot jemi më të fortë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë.

Sot, Edi Rama i hape gropën opozitës, të jap fjalën e nderit se në atë gropë do biesh vetë me datën 12 maj", tha Berisha./Alfapress.al

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128