
“Këta nuk të vrasin”/ Ironia e Lutfi Dervishit: Po e kompesojnë duke vjedhur…

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar zhvillimet e fundit ku janë denoncuar skandale pas skandali, të përfshirë zyrtarë të lartë e drejtorë të emëruar në pozicione kyçe të administratës, qendrore e lokale.
Dervishi shkruan se kur flitet për bëmat e qeverisë, dëgjon edhe argumentin “këta nuk të vrasin”.
“Nuk është e shkruar asgjëkundi, as në librat e shenjtë, as në kanun, as në ligj dhe në kode etike se po nuk vrave, duhet ta kompensosh duke vjedhur”, shkruan Dervishi.
Postimi nga Lutfi Dervishi
Këta nuk të vrasin…
Ky është argumenti që dëgjon rëndom kur flet për bëmat e qeverisë. U duhet kujtuar se tek 10 urdhëresat e Moisiut, njëra prej tyre është: mos vrit! Por në të njëjtën kohë është edhe urdhëri: mos vidh!
Nuk është e shkruar asgjëkundi, as në librat e shenjtë, as në kanun, as në ligj dhe në kode etike se po nuk vrave, duhet ta kompensosh duke vjedhur.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128