Kleçka e vendimit/ Pse 3 nëntori i Apelit ka rëndësi për të ardhmen e Berishës dhe Bashës në PD

5 Tetor 2022, 18:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Kleçka e vendimit/ Pse 3 nëntori i Apelit ka rëndësi

Më datë 3 nëntor Gjykata e Apelit ka njoftuar se do të shqyrtojë ankimin nga pala e PD ndaj një vendimi të marrë në datën 18 mars të këtij viti.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Jo më kot Gjykata e Apelit sqaron në fund të njoftimit se kjo çështje lidhet me depozitimin e statusit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021 nën drejtim e Lulzim Bashës.

Për të kuptuar sesa rëndësi ka ky vendim le t’i kthehemi procesit të ndjekur deri më tash (sipas datatave që specifikon Apeli) dhe mbi të gjitha vendimeve që mori Kuvendi i thirrur nga Basha.

Gjyqtaraj Blerina Muça pranoi në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statusin e PD të miratuar në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Pikërisht dhe këtë proces do të shqyrtojë dhe Apeli.

Në rast se Apeli (sipas agjendës së bërë publike) do të pranojë ankimin e PD-së për të bërë bashkë ndryshimet statutore të miratuar në dy kohë të ndryshme nga organet e thirrura nga Lulzim Basha, atëherë automatikisht lind pyetja se çfarë do të bëhet me ndryshimet e statusit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2022, i Sali Berishës të regjistruar po me një tjetër vendim nga gjykata e Shkallës së Parë nga gjyqatri Agron Zhukri.

Jo vetëm kaq.

Një vendim i Apelit që prevlon mbi atë të shkallës së parë (në mos zhbërjen) do të shërbente si precedent për ankimin tjetër të depozituar nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Agron Zhukrit.

Bashkëngjitja e ndryshimeve statutore dhe vendimeve të Lulzim Bashës në dy kohë të ndryshme do të përfshinte edhe vendimet që u morën në Kuvend në fund të dhjetorit.

Cili ishte vendimi më i rëndësishëm?

Ai që lidhej direkt me Sali Berishën si i shpallur non grata.

“Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD’’ thuhet në vendimin e Kuvendit të fundit të thirrur nga Lulzim Basha mbajtur më 18 dhjetor 2021. /Gazeta Si

 

Po ndodh...