Koalicion me Kujtim Gjuzin dhe Jenishehrin, Flamur Noka: Çdo votë vlen, ju keni logjikë "ramiste"

6 Mars 2025, 23:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Koalicion me Kujtim Gjuzin dhe Jenishehrin, Flamur Noka: Çdo votë

Flamur Noka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se PD do t'i fitojë zgjedhjet dhe se koalicioni i gjerë, me Kujtim Gjuzin dhe Jenishehrin do të sjellë fitoren, por këtë gjë për momentin nuk e kuptojnë analistët pasi kanë logjikë "ramiste". 

Ylli Rakipi: Shpëtim Idrizi mblodhi plaçkat nga ty dhe vajti te Rama, pastaj mblodhi plaçkat nga Rama dhe erdhi te ju. Çfarë është kjo Flamur? Aty përveç Jenishehrit nuk besoj se merr njeri vota… 

Flamur Noka: Të gjitha forcat politike u bashkuan rreth Berishës dhe PD. 

Ylli Rakipi: Këta quan ti? Forca politike janë Agron Shehaj, Arlind Qori, Lapaj, Thurja, keto që janë forca të reja.

Flamur Noka: Ti i ke dhënë vetes tagrin të emërosh forcat?

Ylli Rakipi: Jo emërimet i bën ti, unë them çfarë mendoj.

Flamur Noka: Fshini këpucët me sondazhet e Fugës. Vetëm Qori është provuar. Agron Duka, kjo që thoni ju është skemë e Ramës. Të rrëzoj unë logjikën tuaj ramiste. Rama zhduku koalicionet sepse e dinte se do të humbte. Tani, unë di të them që në emër të PD, çdo njeri prej tyre vlen shumë. Çdokush që është kundër regjimit vlen shumë. Për mua është kështu.

Ergys Mërtiri: Njëri që ka shitur votën aty, që Rama të shkatërrojë Kushtetutën vlen?

Flamur Noka: Do ta rrëzoj Ramën me të majtë dhe të djathtë. Zotëri, përrallat…

Ergys Mërtiri: Këta janë kërpërata.

Ylli Rakipi: Këta kanë marrë votat e tua në 2021. 

Flamur Noka: Ja fusni kot. Unë si PD në zgjedhjet e 2023…

Ylli Rakipi: Janë zgjedhjet lokale ato, do gënjesh ti tani? Po flas për zgjedhjet e 2021 unë.

Flamur Noka: Në 2021, ishte Agron Duka në koalicion me ne dhe brenda listët tonë. Ishte Vangjel Dule, sepse Rama zhduku koalicionet.

 

Po ndodh...