Koalicioni Euroatlantik denoncon: Qytetarja në QV-në 1694 në Tiranë fotografon votën, kryetari dhe sekretari i KZAZ-s nuk njoftojnë policinë
11 Maj 2025, 11:12 / POLITIKË

Në njësinë administrative nr. 1, konkretisht në QV-në 1694 që ndodhet tek shkolla “Ali Demi”, vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen Alketa Hasani duke fotografuar votën.
Edhe pse ky veprim është bërë në prezencë të kryetarit dhe sekretarit të KZAZ-së, këta të fundit nuk kanë njoftuar policinë për të bërë veprimet proceduriale, por janë mjaftuar me një procesverbal dhe e kanë lënë të lirë këtë shtetase.
Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme.



Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

