“Koha i dha të drejtë Bashës”, Pampuri: Koalicioni Euroatlantik alternativë ndryshimi, shqiptarët s’pranojnë riciklimin e tranzicionit!

13 Mars 2025, 15:37 / POLITIKË ALFA PRESS

“Koha i dha të drejtë Bashës”, Pampuri: Koalicioni

E ftuar në Top Channel, deputetja dhe kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, Orjola Pampuri, theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi për shqiptarët që të ndajnë të vërtetën nga propaganda dhe të zgjedhin një vizion të ri për vendin.

Ajo vuri në dukje se Koalicioni Euroatlantik ka hyrë në garë me një program konkret dhe figura me integritet të lartë, që vijnë nga bota akademike, profesionale dhe me një kontribut të spikatur në shoqëri. “Njerëzit janë lodhur nga e njëjta politikë që ka përsëritur premtime boshe për 30 vite. Ata duan zgjidhje konkrete, jo më përralla dhe mashtrime.” – u shpreh Pampuri.

Sipas saj, Lulzim Basha ka fituar një betejë të madhe me të vërtetën, pasi paralajmërimi i tij për “Trekëndëshin e Bermudës” është provuar i saktë. “Sot, të gjithë ata që ai i paralajmëroi janë nën hetim për korrupsion. Kjo tregon qartësisht se kush po lufton për të ardhmen dhe kush është peng i të shkuarës.”

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 2021, Pampuri theksoi se Basha ka mbajtur një nga rezultatet historike të opozitës, përballë një makinerie shtetërore që kishte deformuar vullnetin e qytetarëve. Ajo shtoi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që po hyn në këto zgjedhje me listë të hapur, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin realisht përfaqësuesit e tyre.

“Më 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin midis një Shqipërie që ngel peng i korrupsionit dhe një Shqipërie të lirë, që u jep qytetarëve të drejtën të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.” – përfundoi Pampuri.

Pjesë nga intervista e Pampurit:

Me një program të shkëlqyer, me figura me integritet shumë të lartë, profesionist të mirë, me një backgound të shkëlqyer të secilit. Besoj që shqiptarët më në fund do të dinë të bëjnë dallimin. Unë kam patur takime gjatë gjithë kësaj periudhe në terren dhe jam e bindur, nga të gjitha bisedat që kam patur me njerëzit, të gjithë nuk i duan më, i kanë bojkotuar figurat me të cilat janë lodhur. Figura të cilat i kanë thënë të njëjtat përralla për 30 vite dhe i kanë i kanë lënë në vendnumëro. Njerëzit sot duan gjëra konkrete.

Zoti Basha ishte fitues në 2021. Zoti Basha ka fituar një betejë shumë të madhe, që është beteja me të vërtetën. Përpara tre vitesh apo dy vite e gjys, zoti Basha doli në parlament dhe tha “Trekëndëshi i Bermudës”. Treçereku qeshën, treçereku nuk e besuan por sot gjithçka del e vërtetë. Pra ata të cilët sot janë nën hetim për korrupsion, që janë ata që përmendi zoti Basha, kryetari i bashkisë te lideri sot i Partisë Demokratike, tek lideri i Partisë së Lirisë. Të gjithë ata që Basha i përmendi, i ke sot nën hetim për korrupsion. Pra, zoti Basha ka fituar një betejë shumë të madhe me të vërtetën. Ajo betejë që shqiptarët e duan sot, shqiptarët sot duan të vërtetat, nuk duan më gënjeshtra, përralla të cilat i mbajtën 34 vite në tranzicion. Kjo është ajo me të cilën falim ballëhapur në këtë fushatë elektorale dhe kjo e bën Bashën, të sigurt, të lirë dhe të qetë të bëjë një fushatë në betejë me të vërtetën.

Përball betejat i ka fituar pa asnjë lloj “armatosje”, pa bashki, pa asnjë lloj, si me thënë as nuk ishim përfshirë në zgjedhjet për bashkitë, jo për faj të Lulzim Bashës, sepse kush e thotë këtë po gënjen hapur, sepse kemi qenë të gjithë në mbledhje dhe e dimë shumë mirë se kush i jepte urdhrat, por kjo është histori vjetër. Edhe për shkak të djegjes së mandateve e të tjera me radhë. Por le të jemi këtu, në 2021 kemi pasur një rezultat fare të ngusht përballë një makinerie çbërjesh votash siç ishte Edi Rama. Dhe quhen të fituara, për shkak të kodit zgjedhor nuk mundëm. Lulzim Basha ka mbajtur një nga rezultatet historike të Partisë Demokratike, kjo është fakt.

Po ndodh...