Komisioni Rregullator miraton vendimin e KQZ, Korça me 10 mandate, Tirana me 37

Komisioni Rregullator miratoi vendimin e KQZ për numrin e mandateve në 12 qarqet e vendit, duke rritur numrin e deputetëve në Tiranë në 37. Gjithashtu, u caktuan kufijtë dhe u ngritën 93 Zona Administrimi Zgjedhor për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Ndërkohë, Komisioni vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për numërimin e votave nga jashtë.
Komisioni Rregullator ka miratuar vendimin e KQZ-sç pçr numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit .
Në bazë të vendimit Korçës iu është hedhur një mandat, të cilin e ka marrë Tiranë, duke e çuar numrin e deputetëve në kryeqytet në 37.
“Qarku Berat 7 mandate, qarku Dibër 5 mandate, qarku durrës 14 mandate, qarku elbasan 14 mandate, qarku fier 16 mandate, qarku Gjirokastër 4 mandate, qarku Korçë 10 mandate dhe ky është qarku që ka ulje nga 11 në 10, qarku Kukës 3 mandate, qarku Lezhë 7 mandate, qarku Shkodër 11 mandate, qarku Tiranë 37 mandate.
Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.
Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.
“Kalojmë në votimin në parim për projektvendimin për caktimin e kufinjve dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të dates 11 maj 2025, po e vendos unë si propozim te titulli këtë. Kalojmë në votim kolegë. Miratohet me 5 vota pro."
Ndërkohë, edhe pse nuk ishte në rend të ditës Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit “Mbi rregullat për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë, dokumentacionin përkatës dhe mënyrën e plotësimit të tij, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
