Konçesionet/ Metaj akuzon qeverinë: Parashikon 7 të reja me vlerë 1 mld dollarë në kohë krize

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj u ndal te çmimet e larta dhe konçesionet e qeverisë duke thënë se Kryeministri, në kohë krize, rrit mbështetjen për PPP dhe se 7 kontrata me PPP parashikohen për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mld dollarë.
Fjala e Metaj:
"Ndërkohë që me arrogancë dhe cinizëm i thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta me Putinin, shikoni çfarë bën, projekt buxheti rrit mbështetjen për PPP dhe 7 kontrata me PPP parashikohen për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mld dollarë.
Shikoni edhe për profesionistët e lirë, do paguajnë 17 mln euro më shumë vitin që vjen, se ky do që të ikin ose të bëhen robër të këtij regjimi.
Ndërkohë e keni vënë re që thotë jemi në luftë me këtë diktatorin. Po si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mali i Zi janë shumë më të lira se në Shqipëri?" - tha Metaj
-
Metaj mbështet pedagogët: Qeveria kërkon t’i nënshtrojë
21 Tetor, 11:19 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



