Kontrollohet shtëpia e kryebashkiakut të Bulqizës dhe e të vëllait, çfarë kërkon BKH

16 Mars 2023, 10:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Kontrollohet shtëpia e kryebashkiakut të Bulqizës dhe e të

12 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë janë shoqëruar në komisariat pas arrestimit të kryebashkiakut Lefter Alla. Ende nuk janë zbardhur identitetet e tyre, ndërkohë që raportohet se janë ushtruar dhe kontrolle të shumta. Më konkretisht, është kontrolluar banesa e vetë kryebashkiakut Alla dhe e të vëllait. 

Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pas një urdhër-arresti të prerë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është vënë në pranga me urdhër të SPAK, për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Hetimet në ngarkimet të Allës kanë zgjatur të paktën 6 muaj. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128