“Korrupsioni galopant gangrenë për ekonominë”/ Basha: Programi i PD sjell një tjetër kulturë politike, nxit mirëqenien

5 Qershor 2024, 18:26 / POLITIKË ALFA PRESS

“Korrupsioni galopant gangrenë për ekonominë”/ Basha:
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, e konsideroi programin e paraqitur nga kjo forcë politike si program të të gjithë shqiptarëve.

Në një tryezë, e para në një seri takimesh për diskutimin mbi programin e paraqitur pak ditë më parë, Basha synimi ynë është dhe mbetet, atë që kemi shpalosur si ofertë të Partisë Demokratike si program të Partisë Demokratike ta kthejmë së bashku me shqiptarët në një program për shqiptarët.

Synimi është një dhe vetëem një: asnjë pjesë e programit dhe ofertës tonë të mos mbetet në hije, asgjë të mos i mbetet rastësisë. Një kulturë e re politike kërkon që oferta e cdo formacioni politik të jetë transparente. Oferta e çdo partie politike që mëton të qeverisë nesër vendin siç është Partia Demokratike e Shqipërisë, të mos jetë një pusi për elektoratin, për votuesin por të kenë shansin të njihen me të, ta debatojnë atë, ku është e mundur dhe e nevojshme pse jo ta përmirësojnë atë. Zonja dhe zotërinj, ekonomia shqiptare vuan në një lëngatë të shumëfishtë. Vuan nga njëra anë për shkak të korrupsionit galopant, një sëmundje shoqëruese e tranzicionit shqiptar, por që nuk ka pasur kurrë nivele të tilla si në këtë dekadë dhe në këtë mënyrë është kthyer jo thjesht një pengesë, por një gangrenë për rritjen ekonomike, është kthyer në kontribuesin kryesor për mosmirëqenien e shqiptarëve, për varfërinë e tyre, për ankthin që ka kapluar si faktorët ekonomik ashtu edhe tregun e punës, që i është përcjell familjes shqiptare, i është përcjellë në veçanti rinisë shqiptare me pasojat të rënda, mpakjen e vendit, shpopullimin e vendit.

 

Po ndodh...