KQZ teston sot pajisjet: Banorët e Njësisë 10 të Tiranës dhe ata të Vorës do të votojnë në mënyrë elektronike
28 Prill 2025, 09:35 / POLITIKË

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme në orën 11:30, do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdorën në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
KQZ do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.
Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar përfaqësues nga partitë politike, shoqërisë civile dhe medias që të marrin pjesë në procesin e testimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

