Kryebashkiaku i Mykonos këshilla Shqipërisë për turizmin: Vendosni kufizime tani që jeni herët

Kryebashkiaku i ishullit grek të Mykonos, Konstantinos Koukas ka dhënë disa këshilla për turizmin shqiptar, që është ende në fillesa.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Koukas tha se shteti shqiptar duhet të vendosë kufizime dhe limite sa i takon turizmit shqiptar.
Blendi Fevziu: Shqipëria është e re në turizëm. Normalisht, ne u hapëm për turizëm vetëm 30 vitet e fundit, dhe sidomos 10 vitet e fundit ne kemi një prani më të madhe të huajsh si turistë. Çfarë rekomandimi mund të na jepni? Sidomos duke menduar që jemi në fillesat e turizmit.
Kryebashkiaku i Mykonos: Duhet të vendosni kufizime…
Blendi Fevziu: Kufizime…
Kryebashkiaku i Mykonos: Duhet të vendosni limite tanimë që është ende herët. Ngaqë është e lehtë për të kaluar nga një vend që bën hapat e parë në turizëm në mbiturizëm. Kjo është një rrugë nga e cila duhet të keni kujdes. Për mua, edhe këtë ia kam thënë edhe zyrtarëve të tjerë që kam takuar këtu në Shqipëri, është e rëndësishme që të dini fiks se çfarë po kërkoni. Çfarë lloj turizmi apo cilët tregje ju interesojnë më shumë të përqëndroheni dhe sigurisht duhet të dini mirë se ku doni të shkoni. Dhe duhet të keni limitet tuaja, jo t’i lejoni njerëz me para të udhëheqin vendin tuaj dhe turizmin tuaj.
Blendi Fevziu: Kjo është e vërtetë dhe shumë e rëndësishme. Cila është pjesa më e mirë dhe më interesante e Mikonosit?
Kryebashkiaku i Mykonos: Mikonianët.
Blendi Fevziu: Mikonianët…
Kryebashkiaku i Mykonos: Sigurisht.
Blendi Fevziu: Dua të vij me ekipin tim përpara verës ndoshta ose në fund të verës të zbuloj se si janë integruar shqiptarët në ishull. Po ashtu, si janë duke shërbyer, si është jeta e tyre. Është e mundur? Jo vetëm kaq, por edhe Mikonianët.
Kryebashkiaku i Mykonos: Edhe Mikonianët. Ka Mikonianë ditët e sotme. Patjetër, edhe ju do të jeni i ftuari im.
Blendi Fevziu: Faleminderit shumë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
