Në hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie/ Çifti Meta dhe Kryemadhi ankimojnë vendimin për masat e sigurisë

4 Nëntor 2024, 09:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Në hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie/

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa kujtojmë se ajo po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Pas saj, edhe ish-presidenti Ilir Meta e ka dorëzuar këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg” do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës

Rama kërkon votën në Selanik, Guri: Nuk shkaktoi tërmet dje, pasi takimi i majit mbetet historik. PS-ja e vetmja që po angazhohet me emigrantët

Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Po ndodh...