
“Ku i ke shokët o Rame”, Basha: Durrësi i vetmi qytet me dy kryebashkiakë, njoni edhe pak kohë në detyrë e tjetri në burg

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit para strukturave. Qazim Bajraktari, Mimoza Çelçima, Pirina Çybi, Stela Dedeja, Albor Elezi, Eljan Kasa, Xhulieta Kertusha, Drini Muharremi, Jonuz Myshketa, Sami Osmani, Elona Prendi, Ardian Sheta, Nazmi Shuli dhe Gjergj Tirja, janë emrat që do të garojnë në listën e hapur në këtë qark.
Në fjalën e tij Basha tha se Koalicioni Euroatlantik garon me njerëz të devotshëm, të pakorruptuar dhe të gatshëm për t'u përkushtuar qytetarëve, pasi këtë e kanë treguar edhe kur nuk kanë pasur pushtet dhe nuk i tremben SPAK-ut.
Ai më tej duke folur për skandalet e qeverisë, me ironi tha se Durrësi është i vetmi qytet në botë që ka dy kryebashkiakë, një të Tiranës dhe një të Durrësit. Sipas tij, me performancën e SPAK dhe me zullumin e madh të kryebashkiakëve të Edi Ramës, e afërt do të jetë dita kur Durrësi do të thyej rekordin e vet olimpik e do të ketë tre, katër, pesë kryebashkiakë.
Basha më tej ironizoi edhe justifikimin e kryeministrit “hëngrën kumbulla pas shpine” për shokët që kapen në korrupsion, duke thënë se ose ky është më bufi i bufave, ose ky është në krye të tavolinës ku ka 12 vite që vidht Shqipëria dhe shqiptarët.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Më lejoni ta nis me një përgëzim për Durësin, sepse bëhet qyteti i parë në historinë e botës, në historinë e civilizimit, ndoshta dhe në historinë e sistemit diellor, që nuk ka një por ka dy kryebashkiakë: kryebashkiakun e Durrësit dhe kryebashkiakun e Tiranës. Me performancën e SPAK dhe me zullumin e madh të kryebashkiakëve të Edi Ramës, e afërt do të jetë dita kur Durrësi do të thyej rekordin e vet olimpik e do të ketë tre, katër, pesë kryebashkiak në qytetin e Durrësit. Sigurisht njëri në zyrë, e tjetri në burg, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që të jenë të pestë në burg me njëri-tjetrin. Por ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse deviza e tij është “një hajdut bie, mijëra hajdut ngrihen”. Kështu pra ka ecur në këto vite dhe pretendon se për këtë ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Ky nuk ndihet përgjegjës që ka gjysmën e shokëve në burg!
Këtu janë kandidatët tanë, së shpejti do t’i dëgjojmë një nga një historinë e tyre. Por një gjë dua t’ju them, nuk ka krenari më të madhe, përmbushje më të madhe për mua, sesa fakti që gjithësecili prej tyre veç e veç e të gjithë bashkë, përfaqësojnë vlerat më të arira njerëzore të komunitetit ku shkojnë dhe kërkojnë votën. Se janë në radhë të parë dhe mbi të gjitha prindër, se janë njerëz të pakorruptuar dhe skanë frikë dhe skanë pse të kenë frikë nga SPAK-u. Janë njerëz të devotshëm, të përkushtuar ndaj qytetarëve të vet edhe kur skanë patur gjë në dorë. E megjithatë e kanë sensin e përgjegjësisë. Një nga një kanë kaluar nëpër disa filtra tuajën, tanët e vijnë këtu për të kërkuar votën e qytetarëve.
Nga ana tjetër është Edi Rama. S’mbaj asnjë përgjegjësi thotë, “po hanin kumbulla pas shpine”. Po si është kjo?! Se një herë mund të ndodhi, fute dorën nxore Sajen. Saja doli që e mbushi Shqipërinë me drogë. Të gjithë e panë, vetëm ky se kishte parë. Ok iku një. Fute dorën nxorri Benin, tigrin e korrupsionit, ka 20 vite me Ben Ahmetajn në krah, edhe për këtë s’di gjë. Erdhi prokuroria për ta arrestuar, i dha dy javë kohë për t’u arratis. Një herë e kishte ministër Financash, pastaj ministër të Rindërtimit, pastaj ministër Inceneratorësh, aty ku bëhej kërdia. Kush e vuri Benin, ju e vutë, ky pra e vuri shokun e vet. S’di gjë thotë ça bënte Beni. Fut dorën, nxjerr Erion Veliajn, ministri që bëri dasëm në dy kalatë e juut, në Gjirokastër dhe Berat me kursimet e mamit. Pastaj na del që ka blerë të brendshme dhe bizhu 1 milionë euro. 1 milionë euro, Rama nuk dinte gjë. i ceneratorët u bënë skandal ndërkombëtar, e publikoi New York Times, të gjitha gazetat e Europës, Bildi, ky s’dinte gjë. Futi dorën, nxjerr Ter Kokën. Edhe Teri qejf o qejf me inceneratorët. Pastaj shokun e vet të basketbollit, Ilir Beqajn. Mos të futemi pak me deputetët e krebashkiakët e ministrat e tjerë që janë nën hetim. Një dyzinë shokësh dhe shoqesh, o në burg, o nën hetim për korrupsion. Ky thotë nuk di gjë po hanin mbrapa shpine. Dhe pastaj merret natën dhe thotë pula, bufi. Po a ka më buf se kur të hanë shokët pas shpine? Kush është bufi i bufave? Apo sështë bufi i bufave, apo është kreu i tavolinës ku ka 12 vite që vidhet Shqipëria dhe shqiptarët.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128