Kullat me kate pa leje përpara zyres, Rama premton Inspektoriat në qiell!
29 Shtator 2022, 11:16 / POLITIKË

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi planin e shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikëqyrjes së territorit të gjithë vendit. Rama tha se Shqipëria do të ketë një kryeinspektoriat në qiell.
“Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja”, tha Rama.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



