Përplasja, Rama-Top Channel/ Bushati: Autokrati quan shantazh të vërtetën

Pas publikimit të dokumentit nga Kryeministri Edi Rama, që sipas tij tregon shantazhin që bëjnë mediat, në rastin konkret Top Channel, e ka çuar përplasjen në një tjetër kulm sot, për të cilën ka reaguar dhe analisti Andi Bushati, sipas të cilit kjo përplasje nuk ka asgjë parimore.
Por ai shkruan në rrjetet sociale se kjo përplasje shërben për të kuptuar diçka.
“Të gjithë e dinë se në këtë përplasjen Rama-Top Channel nuk ka asgjë parimore. Por ama ajo na shërben për të kuptuar se kemi mbërritur në një pikë ku autokrati e quan shantazh po t’i thuash të vërtetën, sepse ato që u kujtua të denoncojë tani TCH (shpopullimi, çmimi i naftës apo kalvari i atyre që humbën shtëpitë nga tërmeti) janë fakte të pranuara publikisht prej kohësh,” shkruan Bushati.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



