Kur politika bashkohet me famën… sa ndikoi Luiz Ejlli në fushatën e PS në rrjetet sociale?!

23 Maj 2023, 18:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Kur politika bashkohet me famën… sa ndikoi Luiz Ejlli në

Përpara mbylljes së natës finale të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Albania 2’, drejtuesja Arbana Osmani njoftoi se ‘vëllai i madh’ kishte përgatitur një surprizë të fundit për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili u shpall dhe fitimtari i këtij edicioni që zgjati plot 133 ditë.

I veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë, këngëtari u nis drejt tarracës së bashkisë së Tiranës, ku mes familjarëve dhe miqve të ftuar, ai kurorëzoi lidhjen e tij me prezantuesen televizive, Kiara Tito, duke u martuar në një ceremoni të udhëhequr nga kryetari dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e martesës, pjesë e spektaklit me audiencën më të madhe gjatë këtij sezoni televiziv, u transmetua live edhe në faqjen Veliajt në rrjetin social ‘Facebook’.

“LIVE nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, për të kurorëzuar dashurinë e Kiarës dhe Luizit,” shkruante Veliaj.

Video e martesës së Luizit dhe Kiarës ka marrë 472,714 shikime dhe ka gjeneruar gati 24 mijë ‘like’, ‘share’, ‘emoji’ dhe komente, duke u kthyer në postimin me anagazhimin më të lartë të audiencës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

Të dhënat e analizuara nga BIRN nëpërmjet aplikacionit ‘Crowdtangle’ tregojnë që kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetarët e partive dhe drejtuesit politik të qarqeve, i përdorën gjerësisht rrjetet sociale për të komunikuar me zgjedhësit dhe për të transmetuar materiale propagandistike.

Në total, kandidatët për kryetarë bashkie realizuan gati 9 mijë postime në 4 javët e fushatës, duke gjeneruar më shumë se 32.8 milionë shikime video dhe 6.3 milionë ndërveprimeve me ndjekësit e rrjetit social ‘Facebook’.

Një rol të rëndësishëm gjatë kësaj fushate luajtën dhe tre liderët kryesorë politikë – Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët regjistruan në total 18 milionë shikime dhe 3 milionë ndërveprime.

Ndërkohë, 18 drejtuesit politikë të qarqeve, pa përfshirë qarkun Tiranë ku kandidatët për bashkinë ishin dhe drejtuesit politikë të qarkut, regjistruan 6.7 milionë videoshikime dhe gati 2 milionë ndërveprime në ‘Facebook’.

Crowdtangle është një aplikacioni i kompanisë Meta, pronare e Facebook dhe Instagram, që mundëson analizimin e dhënave të faqeve publike në rrjete sociale./BIRN

 

Po ndodh...

ide