“Lajm i mirë” për politikanët shqiptarë. Lukashenko do të kandidojë sërish për president!

25 Shkurt 2024, 12:47 / POLITIKË ALFA PRESS

“Lajm i mirë” për politikanët shqiptarë.

Do t’ia kenë zili vetëm politikanët shqiptarë të cilët prej ‘90 nuk e lëshojnën karrigen, në opozitë apo në qeveri qofshin. Edhe politikanë të konsideruar autokratë nga Perëndimi si Putin dhe Erdogan, erdhën në pushtet pas viteve 2000.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, në pushtet prej vitit 1994, ka njoftuar se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale në 2025. Vështirë të gjendet një tjetër politikan në Europë që mbetet në politikë kaq gjatë ndaj edhe Lukashenko mund të jetë një model jo vetëm i mirë por edhe unik që i shkon mendësisë së shumë politikanëve tanë.

Thuaju atyre (opozitës jashtë vendit) se unë do të jem kandidat,” u tha Lukashenko gazetarëve në një qendër votimi pasi votoi për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Bjellorusisë sot.

“Askush, asnjë president përgjegjës nuk do të braktiste njerëzit e tij që e ndoqën atë në betejë,” shtoi ai.

Lukashenko, 69 vjeç , ka udhëhequr Bjellorusinë që nga viti 1994 dhe është një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Kemi edhe një vit deri në zgjedhjet presidenciale. Shumë gjëra mund të ndryshojnë”, vuri në dukje ai

Sigurisht që unë dhe të gjithë ne, shoqëria, do të reagojmë ndaj ndryshimeve që do të ndodhin në shoqërinë tonë dhe situatës në të cilën do t’i afrohemi zgjedhjeve brenda një viti”, përfundoi Lukashenko.

 

Po ndodh...

ide