
Lista në KQZ/ Adriatik Lapaj “ndërron mendje”, heq babain si kryesues të listës në Berat

Adriatik Lapaj duket se ka tentuar të adresojë kontradiktën që u krijua në raport me listat e kandidatëve për deputet të koalicionit të tij “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Babai i tij, Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë në listën e Shqipëria Bëhet në Berat.
Lajmi se babai i tij, Ferman Lapaj, ishte kryesues i listës së koalicionit në Berat bëri menjëherë xhiron e mediave.
Në një reagim në rrjetet sociale, Lapaj ditën e djeshme u përgjigj duke thënë se po përdorej kundër tij një listë paraprake.
Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë i Shqipëria Bëhet në Berat. Ai nuk figuron më në listën e finalizuar në KQZ. Është Aleksander Bacaj ai që kryeson listën në qytetin e Beratit.
Listat e “Nisma Shqipëria Bëhet” shkaktuan kontradikta ditët e fundit. Përveç rastit të babait, lajm bëri edhe marrëveshja e lënë përgjysmë e minutave të fundit me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të Partisë Demokratike, me kritikë që e quajtën pazar të prishur.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128