
Ekstradohet nga Holanda Kristi Bixheku, ‘ushtari’ i bandës së Laert Haxhiut

Kristi Bixheku, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Holanda në Shqipëri, pas një operacioni të suksesshëm të realizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet holandeze.
Bixheku, i lindur në Lushnjë, ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Bixheku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Bixheku, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e Bujar Turkut më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin shtetasve të shpallur në kërkim, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit Kristi Bixheku, 30 vjeç, lindur në Lushnjë.
Shtetasi Kristi Bixheku, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Shtetasi Kristi Bixheku, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e shtetasit B. T., më datë 31.12.2022, në qytetin e Lushnjës.
Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë u bë e mundur arrestimi dhe ekstradimi i 30 vjeçarit në Shqipëri”, njofton policia.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128