
Basha: Kush beson se Shqipërisë i duhet një SPAK më i fortë dhe vetting i politikanëve alternativa është Koalicioni Euroatlantik

Pas prezantimit të kandidatëve për deputetë në Shkodër, Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat u shpreh se oferta e Demokratëve Euroatlantik është programin e parë i djathtë në Shqipëri në 35 vite, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për familjen shqiptare, shtresën e mesme, mbështetjen e drejtësisë, sipërmarrjen dhe rininë.
Ai apeloi për mbështetje nëpërmjet votës, duke siguruar se ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund katovicës për pronat dhe korrupsionin, për luftën e vërtetë kundër korrupsionit, për zhvillim të vërtetë ekonomik dhe ecje krah më krah me aleatët tanë strategjikë.
Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik do të sjellë zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Bashës
Me shpirt dhe me zemër ne jemi Partia Demokratike, ne jemi demokratët. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Partia Demokratike të jetë partia e Ilir Metës me shokë. Nuk mund të pranojmë kurrë që PD të kthehet në një vegël të interesave personale të kujdoqoftë. Ky ka qenë mesazhi im prej fillimit, ky është mesazhi im sot. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Partia Demokratike dhe spranuam të vihej në një kurs përplasjeje me aleatët tanë strategjikë. Pra, humbëm katër vite në një luftë të kotë Brenda familjes për interesa personale dhe erdhën aty ku kemi qenë ne tre vite e gjysmë apo katër vite më parë. Ne e bëmë këtë betejë për të mos i vendosur demokratët në luftë me me Amerikën, tani janë të njëjtat persona që kërkojnë vulat e Amerikës, pse e humbëm këtë kohë? Përgjigjja është e thjesht, këtë kohë ia humbën demokratëve, ia humbën shkodranëve, ia humbën opozitarëve, ia humbën shqiptarëve. Sepse për vete këtë kohë e kanë përdor për pazare, si ai që përmenda, i amnistisë, apo për pazare për të mbyllur listat. Që ju të votoni për dikë që mendoni se përfaqëson demokratët, e në listë t’ju vij Ilir Meta me shokë dhe vezët e Qyqes që i ka futur aty Edi Rama.
Detyra jonë është programi dhe kandidatët. Programi ynë siç u shpreh vet CDU-ja, kur e shpalosëm më 1 qershor, është programi i parë vërtetë i djathtë i Shqipërisë në 35 vite, me në qendër familjen shqiptare, me në qendër shtresën e mesme shqiptare, me një qëndrim për herë të parë të drejtë ndaj pronës dhe të përndjekurve, ndaj sipërmarrjes dhe rinisë. Po kësaj i jep kuptim tashmë edhe ekipi ynë, fizionomia e cila përbëhet nga përfaqësues të denjë të këtyre grupeve të interesit, të këtyre familjeve, të këtyre qëndresave të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Kjo është detyra jonë, mos e bëfshim mirë ne këtë detyrë, jemi ne në borxh me Shkodrën dhe me gjithë Shqipërinë. Me këta kandidatë dhe me këtë program, është detyra juaj si qytetarë të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë të vendosni për veten tuaj dhe familjet tuaja. Doni ndryshim të vërtetë dhe jo riciklim, doni për herë të parë në 35 vite t’i jepni fund katovicës për pronat, për të përndjekurit, për luftën e vërtetë kundër korrupsionit, për zhvillim të vërtetë ekonomik dhe ecje krah më krah me aleatët tanë strategjikë. Atëherë keni mundësinë përmes votës tuaj për Koalicionin Euroatlantikë dhe kandidatët tanë. Janë qytetarët ata që do të vendosin, janë shkodranët që do të vendosin dhe kurrë s’ka qenë më e qartë dhe e drejtëpërdrejtë. Vota për listat e atyre është votë për vezët e Qyqes, nuk shkojnë përtej listës të mbyllur në këto zgjedhje, as Rama. Vota për kandidatët e Koalicionit Euroatlantikë përkthehet në votë për t’i çuar ata në Kuvend siç dëshironi ju.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128