“Largimi i Ramës nuk vjen nga jashtë, as me procese gjyqësore”, Berisha: Gjykatësi i vetëm, populli! Të dalim si opozitarë të zgjeruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thekson se të gjithë opozitarët duhet të bëhet bashkë për të bërë të mundur largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Nga takimi që po mban me aleatët politikë e përfaqësues të tjerë, Berisha tha se Rama nuk mund të rrëzohet nga jashtë, dhe as me procese gjyqësore, por me votën e popullit.
“Krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe qytetarë për të larguar nga pushteti këtë bandë e organizatë kriminale, me në krye Ramën. Ideja se mund të vijnë ta heqin nga jashtë është e gabuar, nëpërmjet proceseve gjyqësore është po kaq e gabuar se ai do të përdorë pushtetin për të mbrojtur krimet e tij. I vetmi që nuk mund t’i shpëtojë dot është gjykatësi i popullit.”, tha Berisha.
Për këtë arsye, tha kryedemokrati, duhet që të bëhen bashkë e gjithë opozita për të bërë të mundur rrotacionin politik. Përmes qeverisë teknike, shtoi Berisha, duhet të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai shtoi se nëse do të mundësohen zgjedhje të ndershme, është i bindur që PD do të vijë në pushtet.
“Mendoj se në frymën e përgjegjësisë më të lartë duhet të dalim me një forum, opozitarë të zgjeruar, forca politike, personalitete dhe cilido që është i gatshëm të përballemi me këtë regjim për të shpëtuar Shqipërinë. Kërkojmë qëeveri teknike, thjesht me dy objektiva. Së pari përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne forca politike opozitare nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me vullnetin e shqiptarëve. Ne jemi të sigurt se ne i fitojmë zgjedhjet. Nëse nuk do të falte 2 mld euro gjoba e kamata dy ditë para zgjedhjeve. Nëse nuk do të shpërndante 100 euro për 700 mijë votues..etj. Pra çfarë kërkojmë ne? Të votojmë të lirë e të qetë. Kërkojmë që krimi elektoral të shpallet krim i rëndë dhe ata që rrinë duarkryq ndaj krimit elektoral, ndryshe Shqipëria …historia ka aprovuar se zgjedhjet e lira dhe demokracia ëhtë i vetmi sistem që krijon e ndërton të ardhmen. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin, të përmbushim misionin tonë: Përmbysja e kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Së dyti, kemi detyrë të mos pengojmë drejtësinë. Drejtësia nuk është e pagabueshme por drejësia nuk pengohet”, tha Berisha.”, u shpreh ai.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
