
Ligji i luftës, PDIU Mesila Doda: Duhet të hiqet nga Greqia, absurde

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, është shprehur se ligji i luftës me Greqinë është absurd dhe duhet të hiqet nga vendi fqinj.
Komentet Doda i bëri pas kërkesës së forcës së saj politike që Kuvendi t’i drejtojë kërkesë vendit fqinj për heqjen e këtij ligji.
Ajo tha se të dy vendet janë në NATO dhe sipas saj, është një absurd historik dhe juridik qëndrimi në fuqi i këtij ligji.
“PDIU kërkon forcimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe kërkesën për Parlamentin e Greqisë për abrogimin e ligjit të luftës të 84 viteve më parë të vitit 1940. Kjo do të futet në seancën e datës 18 korrik.
Është një ligj që rrjedh nga një absurd historik dhe ku është ndërtuar tashmë një absurd juridik. Qëndrimi i gjithë kolegëve të mi në Konferencën e Kryetarëve ishte pozitiv. Janë të gjithë të bindur që është një absurditet dhe që duhet të punojmë të gjithë për rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Të mos harrojmë që kemi të bëjmë me një akt që shkon në favor të gjithë shqiptarëve dhe ngritjen e rolit të Parlamentit. Kalimi i kësaj deklarate ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi pas kaq shumë vitesh merret një hap politik dhe një pozicionim lidhur me këtë absurd që ekziston ende mes dy vendeve tona.
Të dy vendet janë anëtarë të NATO-s, kemi një traktat miqësie i cili presupozon edhe krijimin e grupeve parlamentare mikse që të krijojnë mundësinë për abrogimin e këtij ligji dhe të gjitha pasojave juridike që pasojnë nga ky ligj. Kemi shumë kohë që punojmë, kemi punuar me specialistë. Nuk duhet të fusim çështje të ditës. Të ngatërrosh një personazh si Beleri në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe me një ligj absurd, mendoj se nuk i bëjmë mirë dy vendeve”, tha Doda.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128