
Lirimi nga qelia i Saimir Tahirit, reagon Lulzim Basha

Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë e kryeqytetit të degës 14 foli edhe për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vendim që sipas Bashës përbën një goditje të rëndë për drejtësinë dhe vret besimin e qytetarëve dhe të rinisë te sistemi i drejtësisë.
“Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë. Për shpresat e shqiptarëve, të rinisë për drejtësi. Politikanët duhet të jenë subjekt i një kontrolli të thelluar, të plotë të pasurisë që kanë ata dhe familjarët e tyre.
Në këtë mënyrë merret vesh tamam se kush është peng te kush, dhe se kush i sheh interesat e shqiptarëve. Kufizimi i mandateve është garancia që, edhe një politikan nuk do të abuzojë me pushtetit. Dy mandate me nga katër vite është i mjaftueshëm për të arritur besimin që ka marrë nga qytetarët.”, u shpreh ndër të tjera Basha në këtë takim.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128