Lulzim Basha përjashtoi “zërat kundra” apo përjashtoi “mishin e huaj” në adenoidet e partisë Demokratike?

28 Shtator 2023, 19:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Lulzim Basha përjashtoi “zërat kundra” apo përjashtoi

Sidi Hasanaj

Ka një tentativë histerike, të nxituar nga “armiqtë” e Lulzim Bashës ta paraqesin aktin e përjashtimit të 11 deputetëve nga grupi dhe logo e PD në parlament, si veprim “par excellence” i stilit Berishist.

E përmbledhur, makineri e propagandës Berishiste por edhe më gjerë, energjikisht dhe dëshpërimisht po tenton të thotë:

“Ja Basha përjashton kundërshtarët e tij në parti, njësoj si Berisha dikur, sepse Basha është nxënës dhe produkt i Berishës që mendon dhe vepron njësoj si ai”.

Kjo për të arritur në argumentin terminal se mes “kopjes” dhe “origjinalit” më mirë është origjinali, pra Berisha!

A Është e vërtetë kjo??

Dhe kur them e VËRTETË, vertetësia e një fakti është kur e themi gjithë të vërtetën, plotësisht dhe sa më komoplekse… jo gjysmën e saj, se ajo është gënjeshtra më e madhe!

Lulzim Basha largoi “mendimin ndryshe tij” në Partinë Demokratike apo largoi hypertrofinë e indeve adenoide, (rëndomtë i quajmë mishin e huaj), në rrugët e frymarrjes së Partisë Demokratike?

A mendon kundra Bashës për shembull Bujar Leskaj??

Të jeni të sigurtë që ose pak ose aspak… është rreshtuar me Berishën se mendon se ai është më i forti, por kurrsesi se është kundra Bashës!

Berisha në këtë rast në pozitën e Bashës, do tentonte ta mbante një urë komunikimi me Leskajn (e mora thjeshtë si shembull) ose Agron Shehajn. Përse?
Sepse ata të jeni të sigurtë që gjatë gjithë 2viteve të fundit i kanë tentuar ti mbajnë tunelet nëntokësore të komunikimit dhe bashkëpunimit, (në një të ardhme), me Bashën. Për ta Basha e Berisha janë 2 pishina paralele ku këta mund të hidhen njëherë te njëra pishinë e njëherë te tjetra, në varësi ku ka më shumë notarë!!!

Këtë veprim “Makiavelist” Basha nuk e bëri, nuk i ruajti lidhjet e nëndheshme.

A ka njëri nga 11 të përjashtuarit e sotëm, se mendon më kundra Bashës se Bardhi, Gështenja, Gjekmarkajt?!

Absolutisht që jo, as Paloka nuk mendon më kundra Bashës se emrat më sipërm, sepse ai edhe nuk arrin të thellohet në mendime për të paraqitur arsyet përse është kundra Bashës. Ai aq neurone ka në tru, pak më shumë se një shimpaze dhe maksimumi që mendon është “ LulPengu shiti Legjendën te Rama, ndaj jam kundra”.

Bardhi, Tabaku etj, janë shumë më kundra qëllimeve, mendimeve dhe rrugës së zgjedhur nga Basha, (atë rrugës së vështirë e malore për tu përballur me Ramën-Berishën-Metën), dhe kanë ego aq të inflamuara për karrigen e Bashës, sa janë realisht të vetmit deputetë “kundërshtarë” të tij!

Ludovik Hasanaj dhe Ed Paloka maksimumi janë ushtarë të Bashës që kanë dezertuat për pesë lek te Berisha, por kurrsesi armiq të Bashës!!!

Atëherë përse Basha nuk largoi “kundërshtatët e vërtetë” në parti, por largoi 11 emrat e tjerë?

Sepse largoi mishin e huaj, ose më saktë indeve adenoide në rrugët e frymarrjes së PD.

Këta 11 deputetë, janë regjistruar në një subjekt politik tjetër (BF me në krye PL e Metës), kanë krijuar tjetër parti defacto (se dejuro s’kanë guxim ta krijojnë pasi shpallen parti armiqësore e SHBA si Hamasi në Palestinë).
Kanë “zgjedhur” tjetër kryesi, tjetër sekretariate, tjetër organikë e madje tjetër bazë, logo e emër (Rithemelimi) për entitetin e tyre ku bëjnë politikë.

Si mundet ti mbante ende PD dhe Basha nën logon e saj, kur ata kanë ikur vetë me aktet e tyre politike?!

Ah Berishizmi, nënkupton literalisht që Bardhin (Pollon dikur) Basha ta rrihte me rojet e tij dhe ta kërcënonte me jetë nëse e sfidonte… çfarë bëri Basha post 14Majit??

E “zgjodhi” (përmes dorëheqjes së Alibeajt) kryetar të PD në detyrë dhe e ftoi të garonte kundër tij!

Por Bardhi kishte disa kushte si “rinovimi i listave votuese” me punonjës së korportave të Generit dhe Balfinit plus me disa flukse nga rithemelimi ???????? ku të fitonte me armën e tij të vetme: hilen dhe glnjeshtrën!

Sot Bardhi hedh helmin më të hidhur ndaj Bashës, përsëri Askush NUK E PËRJASHTON për sa kohë është pjesë e PD.

Ah po që Bardhi të jetë shkarkuar si sek.ipërgjithshëm nga Berisha e ai të ketë pëtjashtuar Berishën nga PD me vendim kryesie të protokolluar, e më pas në Kuvend Berisha të njohë Bardhin si sekretar e kryetar grupi (ndërkohë që e ka shkarkuar te Kuvendi i Rithemelimit) e të jenë bashkë … është një amalgamë, një sallatë IMORALITETI e pashembullt!

Berisha shkarkoi Ngjelën se e kritikonte sa 1/10 që Bardhi kritikon Bashën sot…

Basha NUK shkarkoi “mendimin ndryshe” por “partinë tjetër” të quajtur RITHEMELIM.

Kjo nuk është BERISHIZËM, as akt i studentit të Berishës… është akt lidershipi që PD kaq shumë ka pasur nevojë të ndërrmerte!

Mendojmë ndryshe por jemi të së njëjtës parti, jo “jemi miq, por po kalojmë disa kohë nga Doktori derisa SPAK të veprojë, se na shanatazhon ai”!

Basha NUK ka asnjë ngjashmëri me Berishën, ata që duan të ngrenë vija paralele janë egzakt nxënës së shkollës Berishiste të propagandës e mashtrimit, atij me gjysmë të vërtetash!

Po ndodh...

ide