Lulzim Basha takim me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik. Temat që u diskutuan...

Ish Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës, në Washington, me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, z. Derek Mitchell. Në rrjetin social Facebook, Basha shkruan për temat që u diskutuan dhe rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, kryesisht për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike etj.
Statusi i Lulzim Bashës:
"Në takimin që zhvillova në Washington me Presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik - NDI, z. Derek Mitchell, diskutuam për rolin e veçantë të mbështetjes dhe ndihmës së SHBA për sfidat e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, për lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit, reformat politike dhe fuqizimin e rolit të brezit të ri në jetën politike dhe në vendimmarrjen në Shqipëri".
-
-
Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi përballë Veliajt
9 Dhjetor, 12:43 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


