Berisha për Gerti Shehun: Tipa si ai zgjidhen për misione të tilla, skenari i Ramës për të asgjësuar opozitën

Goditje asgjësuese për opozitën. Kështu e ka quajtur kreu i Rithemelimit Sali Berisha sulmin ndaj tij.
Berisha në konferencën me gazetarët tha se Rama mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.
Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.
Fjala e Berishës:
"Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë?
Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.
Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.
Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.
Gerti Shehu është arrestuar së bashku me 4 të tjerë te liqeni artificial duke shpërndarë drogë, por policia nuk e ka çuar në gjykatë se ishte i infiltruari i saj.
Dëshmitarë të tjerë rreth e përqark e kanë njohur atë thjesht si një informator policie. Janë përhapur variante të shumta. Pse atëherë? Një informator policie ka një përzgjedhje të caktuar, aktin e parë që do bënte në rast se mësonte informacionin më të vogël për një tentativë të tillë, do informonte shtetit. Ata që duan ta paraqesin si nga shërbimet e huaja nuk kanë asnjë fakt. Unë akuza ta pabaza nuk mund të ngre. Ky ishte njeri i shtetit. Edi Rama po e mbron këtë për llogari të shërbimeve të huaja? Jo. Edi Rama po e mbron se qëndron prapa skenarit.
Sulmi fizik ndaj Sali Berishës është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi e fajësojnë atë plotësisht. Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm që nuk kanë asnjë vlerë ligjore dëshmor se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen ta shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Deklaratat që u bënë ishin të gatshme të shpërndara nga zyra e Fugës”.- tha Berisha.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


