Burg për 31-vjeçarin që sulmoi Sali Berishën, Ja çfarë kërkoi avokati i Shehut

9 Dhjetor 2022, 12:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Burg për 31-vjeçarin që sulmoi Sali Berishën, Ja

 “Arrest me burg” për 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili sulmoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit, duke e goditur me grusht në fytyrë. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për të riun.

Seanca, e cila u zhvillua në Spitalin e Traumës, aty ku është i shtruar Shehu, zgjati vetëm pak minuta.

Avokati i tij, Ervis Lila kërkoi masë më të butë, “Arrest shtëpie”, ose shtrim i detyruar për mjekim, por nuk është pranuar nga gjykata.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama në lidhje me këtë sulm, duke thënë se është porositur nga vetë ai.

Ndërsa, për 31-vjeçarin, Berisha është shprehur se ai është i infiltruar nga Policia e Shtetit.

 

Po ndodh...