Sulmoi Berishën/ Gerti Shehu del sot në gjyq, Prokuroria e Policia e rimarrin në pyetje

9 Dhjetor 2022, 09:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmoi Berishën/ Gerti Shehu del sot në gjyq, Prokuroria e Policia e

Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha pritet të dalë sot para gjykatës. Tre ditë pasi goditi me grusht kreun e Partisë Demokratike në protestën e 6 dhjetorit, Shehu pritet të njihet me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar të lihet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka personi, por ky vendim do të jetë në duart e Gjykatës së Tiranës. Mbi të rëndojnë dy akuza: ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’. • Prokuroria dhe Policia e Tiranës pritet ta rimarrin në pyetje të riun në ambientet e Spitalit të Traumës, ku vijon të jetë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin. Gjithashtu, autoritetet janë në pritje të analizave laboratorike të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të dalin në përfundimin nëse Gerti Shehu ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin që qëlloi me gursht Berishën. • Prokuroria ka administruar gjithashtu kartelën mjekësore të Shehut për të parë të gjithë historikun shëndetësore të të riut. Priten edhe konkluzionet e një ekspertimi mental për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor të autorit të sulmit të paprecedentë.

 

Po ndodh...